Atletike

Luiza Gega, kampione Ballkani dhe rekord kombëtar në gjysmë maratonë

Gazeta Si – Luiza Gega gjithmonë në nivel të lartë. Atletja shqiptare e garave të gjata ka fituar sot gjysmë maratonën e zhvilluar në Tiranë, ku ka vendosur edhe një rekord kombëtar. Bëhet fjalë për një garë 21 kilometra të gjatë.

Kjo garë është organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe nga Federata Shqiptare e Atletikës. Në të kanë marrë pjesë atletë nga i gjithë Ballkani, ndërsa vendi i parë ka takuar sportistes sonë. Edhe pse në mes të shiut, Gega ka kaluar e para finishin, duke regjistruar kohën 1.10.58.

Luiza Gega gjate nje gare. Gazeta Si, 10 prill 2022

“Kampione Ballkani në gjysmë maratonë dhe njëkohësishit rekord kombëtar, me kohën 1.10.58 (nga 1.13.11 i mëparshmi). Vetëm moti nuk na favorizoi sot, por çdo gjë tjetër e kam shijuar në maksimum. Faleminderit shumë të gjithëve për urimet dhe mbështetjen! Tani fokusi te stërvitja për garat e pistës, sepse kam një sezon vërtet shumë të rëndësishëm”, – shkruan mes të tjerash në faqen e saj atletja Luiza Gega.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë