Hulumtimet e reja mund të ndihmojnë për të hedhur dritë mbi një problem të rrallë, por serioz të mpiksjes së gjakut që lidhet me vaksinat COVID-19 nga AstraZeneca.
Pesë njerëz të palidhur me këtë ndërlikim të koagulimit, i njohur si “trombocitopenia trombotike” e shkaktuar nga vaksina, të gjithë kishin antitrupa të strukturuar në mënyrë të pazakontë kundër një proteine të quajtur PF4 që është e përfshirë në koagulimin e gjakut, zbuluan studiuesit.
Për më tepër, të pestë kishin një version specifik të një gjeni përgjegjës për prodhimin e këtyre antitrupave, raportuan ata të hënën në revistën shkencore online “medRxiv”.
“Kombinimi i një varianti në një gjen dhe evolucioni i këtij antitrupi drejt synimit në një mënyrë shumë të dëmshme të proteinës PF4… çon në këtë ndërlikim katastrofik,” thanë studiuesit.
Prevalenca e këtij gjeni ndryshon dhe është më e larta te njerëzit me prejardhje evropiane, sipas raportit.
“Zbulimi hap rrugën për një mjet të mundshëm të shqyrtimit gjenetik për të identifikuar pacientët që mbartin këtë variant gjeni, të cilët janë në rrezik të këtij ndërlikimi të rëndë” pas marrjes së këtyre vaksinave”, thanë Tom Gordon dhe Jing Jing Ëang nga Universiteti Flinders i Australisë Jugore, dy nga autorët e studimit.
Sipas tyre, përveç kësaj, kjo ofron një mundësi unike për zhvillimin e synuar, specifik të terapisë që synon neutralizimin e këtij antitrupi shumë të dëmshëm, por shumë specifik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje