Shendet

Cilat janë karakteristikat e nënvariantit të ri XE?

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se nënvarianti i ri i Omicron, XE është një variant shumë i transmetueshëm dhe ka rritur rastet në Mbretërinë e Bashkuar ku u gjet fillimisht.
XE është një mutacion i nënvarianteve të Omicron BA.1 dhe BA.2 – i cili quhet “rikombinim”.
Në një raport të publikuar javën e kaluar, OBSH tha se rikombinimi XE u zbulua për herë të parë më 19 janar dhe tha se testet e hershme treguan se mund të ishte 10 % më i transmetueshëm se BA.2
“XE i përket variantit Omicron derisa mund të raportohen ndryshime të rëndësishme në karakteristikat e transmetimit dhe sëmundjes, duke përfshirë ashpërsinë,” thuhej në raportin e OBSH.
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar ka shpjeguar se, nënvarianti është i ri, e situata mund të ndryshojë.
Simptomat më të raportuara deri më tani të këtij varianti janë shumë të ngjashme me Omicron, veçanërisht te njerëzit që janë vaksinuar. Kjo përfshin rrjedhjen e hundëve, teshtitjen dhe dhimbjet e fytit, në krahasim me llojin origjinal të virusit që në përgjithësi kishte ethe, kollë dhe humbje të shijes ose nuhatjes.
Burimi: The Independent/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë