Shendet

Studimi / Ilaçi për terapinë ndaj HIV frenon qelizat kancerogjene

Një ilaç i përdorur gjerësisht në terapinë e HIV-it ka treguar se ndaloi përparimin e sëmundjes në 25 përqind të pacientëve me kancer kolorektal metastatik të gradës së katërt.
Gjetjet nga prova, të publikuara në “Cancer Discovery”, rrisin mundësinë e një drejtimi të papritur premtues në trajtimin e kancerit. Ilaçi i përdorur në studim ishte “lamivudina”.
Prova përfshiu 32 pacientë me kancer të avancuar metastatik të zorrës së trashë, sëmundja e të cilëve përparoi pavarësisht katër linjave të trajtimeve të mëparshme të kancerit. Nëntë pacientët e parë morën dozën standarde të lamivudinës të miratuar për HIV.
“Pasi u dhamë atyre vetëm këtë ilaç – asgjë tjetër – ne pamë shenja të stabilitetit të sëmundjes,” thotë bashkëautori David T. Ting nga qendra kërkimore për kancerin “General Cancer”.
Ekipi hulumtues vërejti se 9 nga 32 pacientë, ose 28 për qind, kishin stabilitet të sëmundjes ose përgjigje të mira në fund të provës.
“Kjo ofron dëshmi se një ilaç për HIV-in mund të ripërdoret si një terapi kundër kancerit në pacientët që vuajnë nga kjo sëmundje. Nëse shohim këtë lloj përgjigjeje vetëm me një ilaç për HIV-in, prova tjetër e dukshme është të shohim se çfarë tjetër mund të arrijmë me HAART, ose terapi shumë aktive anti-retrovirale”, thotë Ting.
Të dhënat e para për këtë provë të pazakontë të ilaçit u shfaqën në laboratorin e Ting dhe ato të bashkëpunëtorëve të tij gjatë 10 viteve të fundit. Ekipi zbuloi se deri në 50 për qind të ADN-së së një tumori përbëhej nga “elementë të përsëritur”, të cilët më parë konsideroheshin “ADN e mbeturinave”.
“Vetëm qelizat e kancerit prodhonin këto elemente të përsëritura, jo qelizat e shëndetshme”, thotë Ting.

Kanceri kolorektal prodhon sasi të bollshme elementësh të përsëritur, ashtu si kancerit e ezofagut, mushkërive dhe disa të tjerë. Këta elementë të përsëritur nxjerrin nivele të jashtëzakonshme të ARN-së të cilat përsëriten në një cikël jetësor të ngjashëm me virusin përmes transkriptimit të kundërt në atë që Ting përshkruan në përsëritje.
Përsëritja vepron njësoj si një virus duke u mbështetur në transkriptimin e kundërt, për t’u përsëritur dhe lëvizur në gjenom.
“Është një mënyrë që kancerit të ndryshojnë gjenomën e tyre për t’u përshtatur”, shton Ting, i cili kishte idenë të vlerësonte nëse një ilaç HIV, si lamivudina, mund të ndërhyjë në proces.
Në studimet e tyre para klinike, Ting zbuloi se qelizat e kancerit kolorektal ishin të ndjeshme ndaj lamivudinës, duke reduktuar aftësinë e tyre për të lëvizur.
Ekipi zbuloi gjithashtu se ilaçi nxiti dëmtimin e ADN-së dhe përgjigjet e interferonit, një tregues që ilaçi shkaktoi një përgjigje inflamatore në qelizat e tumorit. Edhe pse nuk është provuar ose vlerësuar në këtë provë, Ting teorizon se kombinimi i terapisë së frenuesit të transkriptazës së kundërt me imunoterapinë mund të inkurajojë qelizat imune të përfshihen në këto kancere.
Hulumtimet tregojnë se në një popullatë amerikane të pacientëve me HIV që marrin terapi anti-retrovirale me tre barna gjatë gjithë jetës, incidenca e tyre e kancerit të zorrës së trashë, gjirit dhe prostatës ishte dukshëm më e vogël se popullata e përgjithshme.
Ting shojegon se kjo lloj terapie mund të parandalojë një kancer ose një përsëritje ose të kthejë një sëmundje dërrmuese metastatike në një sëmundje kronike si HIV.

Burimi:The Harvard Gazette/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë