Lufta, pandemia dhe rënia e tregjeve të aksioneve kanë dëmtuar shumë prej njerëzve më të pasur në planet këtë vit. Forbes gjeti 2668 miliarderë në mbarë globin për listën e miliarderëve të botës për 2022, nga një rekord 2755 vitin e kaluar. Bashkë, ato vlejnë 12.7 trilion dollarë, nga një rekord prej 13.1 trilion dollarësh në listën e vitit 2021.
Në total, 329 njerëz ranë nga lista e miliarderëve këtë vit, më shumë se asnjëherë që nga kriza financiare e vitit 2009. Kjo përfshin 169 persona që u bënë pjesë e listës për herë të parë në renditjen e 2021.
Megjithatë, 236 të rinj iu bashkuan radhëve këtë vit, duke përfshirë yllin e popit Rihanna, regjisorin e Lord of the Rings, Peter Jackson dhe kapitalistin sipërmarrës Josh Kushner. Barbados, Bullgaria, Estonia dhe Uruguai fituan miliarderët e tyre të parë. Dhe, pavarësisht vitit të paqëndrueshëm, 1050 miliarderë janë më të pasur se një vit më parë.
Askush nuk u bë më i pasur se Elon Musk, i cili kryeson listën e miliarderëve në botë për herë të parë. Që nga 11 marsi, kur u mbyllën vlerat neto, Musk kishte një vlerë rreth 219 miliardë dollarë, pasi shtoi 68 miliardë dollarë në pasurinë e tij gjatë vitit të kaluar, si rezultat i një rritjeje prej 33% në çmimin e aksioneve të prodhuesit të tij të automjeteve elektrike Tesla. Ai e kaloi Jeff Bezos, i cili ra në vendin e dytë për herë të parë në katër vjet për shkak të një rënie prej 3% të aksioneve të Amazon. Francezi Bernard Arnault, i cili shtoi 8 miliardë dollarë në pasurinë e tij gjatë vitit të kaluar, mbetet personi i tretë më i pasur në botë. Në top 5 renditen Bill Gates dhe Warren Buffett.
Ka 86 anëtarë të listës nën moshën 40 vjeç, duke përfshirë të sapoardhurit si Melanie Perkins, bashkëthemeluesja dhe CEO 34-vjeçare e platformës së dizajnit grafik Canva dhe Vlad Yatsenko, bashkëthemeluesi dhe shefi i teknologjisë 38-vjeçar i bankës dixhitale Revolut. Një grup edhe më mbresëlënës: 12 persona nën të 30-at që hynë në listën e këtij viti, duke përfshirë miliarderin më të ri në botë, trashëgimtarin 19-vjeçar të zinxhirit të farmacive gjermane Kevin David Lehmann dhe Gary Wang, 28 vjeç, bashkëthemelues amerikan i kriptomonedhës ‘exchange FTX’, një nga 19 miliarderët që u pasurua nga teknologjia kripto dhe blockchain.
Shtetet e Bashkuara kanë ende më shumë miliarderë se çdo vend tjetër, me 735 të tillë, nga 724 vitin e kaluar. Kina mbetet e dyta, me 607, e ndjekur nga India (166), Gjermania (134) dhe Rusia (83). Mukesh Ambani nga India mbetet personi më i pasur i Azisë. Me vlerë rreth 90.7 miliardë dollarë, ai mbajti vendin e 10-të në të gjithë botën, mjaftueshëm për të kaluar ngushtë indianin Gautam Adan, pasuria e të cilit u rrit me gati 40 miliardë dollarë, në rreth 90 miliardë dollar.
Humbje të mëdha erdhën në Rusi dhe Kinë. Pushtimi i Ukrainës nga Vladimir Putin bënë që tregu i aksioneve ruse dhe rubla të bien, duke rezultuar në 34 miliarderë rusë më pak në listë. Pasuria e 83 rusëve që mbajtën statusin e tyre të miliarderit pothuajse të gjithë ranë nga një vit më parë. Pasuria totale e miliarderëve rusë ra me më shumë se 260 miliardë dollarë, sipas Forbes, nga 584 miliardë dollarë vitin e kaluar në 320 miliardë dollarë këtë vit.
Forbes gjeti 327 gra miliardere anembanë globit. Shumica e tyre e trashëguan pasurinë, duke përfshirë gruan më të pasur në botë, Francoise Bettencourt Meyers, gjyshi i së cilës themeloi gjigantin e bukurisë L’Oréal. Por 101 gra në listë janë miliardere të bëra vetë, më e pasura është Fan Hongëei, e cila drejton furnizuesin kinez të fibrave kimike Hengli Petrochemical dhe ka një pasuri rreth 18.2 miliardë dollarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



