Gazeta Si – Shpina e zhveshur e një fëmije vetëm me pelena, flokët biond të lidhura dhe në trup një emër, një numër telefoni dhe një datëlindje: “Vira 10-11-2019”.
Është një nga fotot simbolike të luftës: një nënë ukrainase e bëri vajzën e saj aq të identifikueshme në mënyrë të tillë që çdokush mund ta njohë dhe ta shpëtojë. “E bëra, – shkruan ajo në Instagram, – në rast se më vrisnin, do ta kishin mirëpritur si të mbijetuar”.



Gruaja, Sasha Makoviy, postoi një imazh të dytë, duke publikuar një copë letre me të njëjtin informacion, ajo e kishte në xhepin e kostumit të saj, përpara se të arratisej.
Tani familja e saj është e sigurt, në llogarinë e saj në Instagram ajo sheh vajzën e saj të ulur, por nëna e saj nuk mund të ndihet e qetë: “Ende nuk jam e bindur që ta hedh këtë letër”, – shkruan ajo.
Pamja daton më shumë se një muaj më parë dhe është filmuar nga një gazetar i “Kyiv Independent” në këto orë dhe është bërë virale.
Por është edhe dëshmia e nënave të tjera që po bëjnë të njëjtën gjë si Sasha dhe vajza e saj, para se të arratisen, para se të shpëtohen.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



