Bota ka ende shpresë për shmangien e shkatërrimeve që vijnë nga ndryshimet klimatike. Emetimet e gazeve serrë mund të arrijnë kulmin deri në vitin 2025, por mund mund të përgjysmohen këtë dekadë, sipas Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) një organ ndërqeveritar i Kombeve të Bashkuara, për t’i dhënë botës një shans për të kufizuar ngrohjen e ardhshme në 1.5 gradë celsius.
Kostoja përfundimtare për ta bërë këtë do të jetë minimale, duke arritur në vetëm disa për qind të PBB-së globale deri në mesin e shekullit, megjithëse do të kërkojë një përpjekje masive nga qeveritë, bizneset dhe individët.
Temperaturat do të rriten në më shumë se 3 gradë Celsius, me pasoja katastrofike, nëse nuk forcohen urgjentisht politikat dhe veprimet.
Jim Skea, një profesor në Kolegjin “Imperial” në Londër dhe bashkëkryetar i grupit të punës pas raportit, tha se tani është koha e duhur për të kufizuar, ngrohjen globale në 1.5 gradë celsius.
“Pa reduktime të menjëhershme dhe të thella të emetimeve në të gjithë sektorët, do të jetë e pamundur”, shtoi më tej Skea.
Raportet e IPCC-së duhen rreth shtatë vjet për t’u përpiluar, duke treguar kështu se ky raport është një lloj “paralajmërimi” i fundit për të ndërprerë emetimet.

Raporti i Grupit të Punës 3 të IPCC gjeti:
-Qymyri duhet të hiqet në mënyrë efektive nëse bota do të qëndrojë brenda temperaturës 1.5 gradë celsius dhe infrastruktura e re e planifikuar e karburanteve fosile, aktualisht do të bënte që bota të kalojë 1.5 gradë celsius.
-Emetimet e metanit duhet të reduktohen me një të tretën.
-Rritja e pyjeve dhe ruajtja e tokës do të jetë e nevojshme, por mbjellja e pemëve nuk mund të bëjë mjaftueshëm për të kompensuar emetimet e vazhdueshme për lëndët djegëse fosile.
-Investimi në kalimin në një botë me karbon të ulët, është rreth gjashtë herë më i ulët se sa duhet.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, tha se disa qeveri dhe biznese “gënjyen” duke pretenduar se janë në rrugën e duhur për të mbajtur temperaturat nën 1.5 gradë celsius.
John Kerry, i dërguari special i presidentit amerikan për klimën, e quajti raportin “një moment përcaktues për planetin tonë” dhe paralajmëroi se qeveritë duhet të lëvizin më shpejt.
“Raporti na thotë se ne aktualisht po dështojmë në betejën tonë për të shmangur pasojat më të këqija të krizës klimatike dhe për të mobilizuar veprimet urgjente globale të nevojshme. Por më e rëndësishmja, raporti na thotë gjithashtu se ne kemi mjetet që na nevojiten për të arritur qëllimet tona, për të përgjysmuar emetimet e gazeve serrë deri në vitin 2030, për të arritur zero neto deri në vitin 2050 dhe për të siguruar një planet më të shëndetshëm dhe më të pastër”, përfundoi ai.
Burimi: The Guardian/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



