Nën varianti i Omicron BA.2 është konfirmuar edhe në Shqipëri. Pas 10 ditësh Instituti i Shëndetit Publik ka marrë përgjigjet nga laboratorët e referencës në Gjermani.
Ende nuk është bëri i ditur numri i saktë i mostrave të konfirmuara me këtë variant. Ndërkaq, prej më shumë se dy muajsh ekspertët e Shëndetit Publik kanë pasur dyshime për qarkullimin e këtij varianti.
Shefja e shërbimit epidemiologjik në ISHP, Silva Bino, gjatë një vizite në qendrat shëndetësore në periferi të Tiranës, shpjegoi se varianti i ri B.A.2 është përgjegjës për një rikthim rastesh të reja të Covid-19 në Europë.
“Deri më tani nuk ka të dhëna se ky variant qarkullon në vendin tonë. Mund të jetë prezent, por nga laboratorët nuk është konfirmuar. Ne kemi dërguar mostra në laboratorët e referencës dhe për 10 ditë presim një përgjigje”, tha aso kohe Bino.
Nënvarianti BA.2 është më i transmetueshëm se Omicron BA.1 dhe kjo është treguar nga rritja e rasteve në Europë. Sipas raportit të një jave më parë nga OBSH-së numri i rasteve të reja me koronavirus globalisht u rrit me 7%.
“Rastet e konfirmuara të virusit kishin rënë në mënyrë të qëndrueshme në mbarë botën që nga janari, por u rritën sërish javën e kaluar. Shumë vende që heqin dorë nga programet e përhapura të testimit, shumë infeksione ka të ngjarë të mungojnë dhe numrat e rinj të rasteve duhet të interpretohen me kujdes”,ka shpjeguar Maria Van Kerkhove, drejtuesja teknike e OBSH-së për Covid-19.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




