Kombetarja

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s, Brazili i merr kreun Belgjikës

Gazeta Si – FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve një ditë para se të hidhet shorti i Botërorit të Katarit. Një renditje që shërben edhe për ndarjen e vazove në short.

Kombëtarja kuqezi, pas humbjes 2-1 në Spanjë dhe barazimit 0-0 me Gjeorgjinë, të dyja ndeshje miqësore, ka humbur një pozicion në këtë renditje në krahasim me renditjen e mëparshme. Shqipëria ndodhet në vend të 66-të aktualisht, ndërsa në renditjen e fundit mbante vendin e 65-të.

Nga ndeshja Spanjë-Shqipëri, 2-1. Gazeta Si, 31 mars 2022

Kosova, pas fitores 5-0 ndaj Burkina Fasos dhe barazimit 1-1 me Zvicrën, ka ngjitur dy shkallë, nga vendi i 109-të ka kaluar në të 107-in.

Kryesimin e renditje së FIFA-s ndërkohë e ka marrë Brazili, që ka kaluar Belgjikën, duke e spostuar atë në vend të dytë. Italia, edhe pse dështoi të shkonte në Botëror, mban vendin e 6-të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë