Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla paralajmëroi se Kuvendi do i hapë rrugën arrestimit të deputetit të PS Alqi Bllako, kur tha se “për ne e rëndësishme është që drejtësia të bëjë detyrën pa u penguar nga asnjë formë imuniteti apo privilegji parlamentar”.
“Nuk jam i gëzuar për askënd që kërkohet masë sigurie arrest me burg, në aspekt njerëzor, si koleg cilido qoftë krahu i kolegut, s’jam i gëzuar. Të vendoset para drejtësisë cilido, një gjë të jetë e qartë për të gjithë dhe këdo, pikësëpari brenda PS.
PS ka vendosur vijë të kuqe, drejtësia kërkon ose vendos masë sigurie, sjell në Kuvend një kërkesë për hetime apo çështja të tjera, PS nuk është mburojë për askënd, kjo duhet të jetë vijë e kuqe për këdo. Do mbajmë këtë qëndrim”, tha Balla.
Ai njoftoi se nesër në orën 18:00 do të mblidhet Këshilli për Rregulloren Mandatet e Imunitetet.
I pyetur nëse ka komunikuar me deputetin Bllako, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij, Balla u përgjigj: “Në cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar kam komunikuar. Kam komunikuar edhe me kryetaren e Kuvendit ne funksion te ecjes sa me shpejt te procedurave parlamentare”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.