Politike

‘Klodian Zoto ka përfituar miliona të tjera’, Kryemadhi radhit tenderat: Paratë u përdoren për të blerë votat  

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha përmes një konference për shtyp se paratë e inceneratorëve kanë ardhur nga Malta dhe se ato janë përdorur masivisht në zgjedhjet e 25 prillit për të blerë vota.

Kryemadhi paralajmëroi se do të publikojë së shpejti dosjen për këto akuza.

“Sot qytetarët, kur flitet për të marrë një rimbursim për çmimet e larta, nuk munden të marrin dot as 2 mijë lekë të vjetra. Përpara një viti kam denoncuar se do vinin nga Malta, paratë e inceneratorit për t’u përdorur në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar. Shumë shpejt do njiheni me atë dosje. Ato para janë përdorur në mënyrë masive për blerje vote në qarkun e Durrësit,”  tha Kryemadhi.

Më tej ajo nënvizoi: “Kjo aferë sa herë që preket me dorë nxjerr nga një korrupsion të tmerrshëm e frikshëm të qeverisë Rama".

"Në 27 prill të 2020, Klodian Zoto ITS ka marrë 9 milionë e 800 mijë euro për landfillin e Vlorës për të cilin deri më sot ne nuk kemi dëgjuar absolutisht asnjë gjë. Ka qenë e fshehur, e padeklaruar dhe e paprezantuar jo vetëm publikisht por edhe në aspektet e dokumentacionit. Në vitin 2016, ka marrë 1 milionë dollarë nga Ministria e Mjedisit, ndërtim i impiantit të pastrimit të grykëderdhjes së Lumit Shkumbin rikualifikimin e vijës bregdetare në Vilë Bashtovë, Rrogozhinë.

Ka marrë po ashtu 320 milionë lekë nga Bashkia Rrogozhinë, ka marrë po ashtu 650 milionë lekë nga Bashkia Rrogozhinë përsëri. Ka marrë përsëri nga Ministria e Mjedisit 2 milionë dollarë. Më e bukura ka marrë 6.7 milionë dollarë nga OSHEE për vendosjen e matësave. Më pas, përsëri në 2017 ka marrë nga Ministria e Mjedisit rreth 900 mijë dollarë, ka marrë përsëri nga Bashkia Rrogozhinë 1.5 milionë dollarë, ka marrë përsëri nga OSHEE drejtoria  rajonale e Tiranës ndërtimi rrjeti të ri shpërndarës 20KË, 2 milionë dollarë.

Ka marrë nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, 1 milionë dollarë për ndërtimin e bazës prodhuese të shkollës ‘Karl Gega’. Dhe përsëri ka marrë 255 mijë dollarë përsëri nga Ministria e Mirëqenies Sociale...", tha ajo


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë