Kombetarja

Shqipëria kundër Gjeorgjisë me mesfushë të re

Kuqezinjtë rikthehen sot, në orën 18:00, në stadimin “Air Albania”, ku do të presin Gjeorgjinë në miqësoren e dytë brenda pak ditësh, pas asaj me Spanjën, ku humbën 2-1.

Për këtë ndeshje Kombëtarja ka disa mungesa titullarësh, pasi Bare, Balliu dhe Uzuni, për arsye të ndryshme, qëndruan në Spanjë. Mesfusha sot do të jetë e gjitha e re, ndërsa në sulm pritet që të luajnë nga minuta e parë Rei Manaj dhe Armando Broja.

Në portë pritet që Berisha t’i lërë vendin Strakoshës, ndërsa treshja e mbrojtjes mund të jetë po ajo që luajti në Barcelonë: Gjimshiti, Ismajli, Kumbulla. Ka vetëm një dyshim për Rejën, nëse Adrian Bajrami mund ta nisë titullar dhe të zërë vendin e Kumbullës.

Ramadani, Çekiçi dhe Asllani do të jenë tre lojtarët që do të aktivizohen në qendër të mesfushës, duke zënë vendet e Bares, Gjasulës dhe Laçit. Në krahë do të luajnë Lenjani nga e majta dhe Roshi ose Hysaj nga e djathta.

Në sulm, pas mungesës së Uzunit, Manaj do të jetë partneri i Brojës. Gjatë pjesës së dytë pritet të ketë minuta edhe për Vrionin.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë
Strakosha
Ismajli Kumbulla (Bajrami) Gjimshiti
Roshi Ramadani Asllani Çekiçi Lenjani
Broja Manaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë