Kombetarja

Kuqezinjtë humbasin tre ‘spanjollët’ Bare, Uzuni dhe Balliu për ndeshjen me Gjeorgjinë

Gazeta Si – Trajneri Edi Reja ka humbur edhe tre lojtarë të rëndësishëm për miqësoren e së martës me Gjeorgjinë. Ata janë tre lojtarët që aktivizohen në La Liga, mbrojtësin Ivan Balliu, mesfushorin Keidi Bare dhe sulmuesin Myrto Uzuni.

Këta lojtarë nuk kanë qenë me grupin, që iu rikthye stërvitjes ditën e diel, pas ndeshjes me Spanjën. Bare ka pasur një tërheqje muskulore dhe pas konsultimit me stafin mjekësor, u vendos që të mos udhëtojë drejt Tiranës, por të vazhdojë rikuperimin tek Espanjoli.

Kombetarja ne stervitje. Gazeta Si, 28 mars 2022

Mbrojtësi Ivan Balliu do të mungojë në miqësoren ndaj Gjeorgjisë, sepse ishte rënë paraprakisht dakord që ai të luante vetëm në miqësoren ndaj Spanjës e më pas do të kthehej te klubi i tij, ku do të bënte dozën e tretë të vaksinës anti-Covid. Myrto Uzuni qëndroi në Spanjë, pas kërkesës së Granadas për ta pasur lojtarin në dispozicion për ndeshjen e kampionatit.

Kombëtarja u stërvit edhe sot paradite në Barcelonë, për të udhëtuar më pas drejt Shqipërisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë