Gratë që janë të predispozuara për të pasur endometriozë, kanë gjithashtu një rrezik më të lartë të zhvillimit të kancerit ovarian, sipas një studim i ri.
Një studim i shënuesve gjenetikë në gati 15,000 gra me endometriozë dhe më shumë se 25,000 gra me kancer ovarian ka gjetur atë që studiuesit, thonë se ka një lidhje shkakësore midis dy gjendjeve.
“Ne kemi vlerësuar se gjasat për të pasur kancer ovarian gjatë gjithë jetës, janë deri në 2.6 herë më të larta për gratë që bartin faktorë rreziku gjenetik për endometriozën”, tha autorja kryesore e studimit, Sally Mortlock nga Universiteti i Queensland.
Lidhja gjenetike ishte specifike për disa lloje të kancerit të vezoreve epiteliale – kategoria më e zakonshme, e cila llogaritet për rreth 90% të rasteve.

Endometrioza – një gjendje në të cilën indi i mitrës rritet jashtë mitrës – prek një në 10 gra të moshës riprodhuese.
“Endoometrioza prek po aq gra sa diabeti dhe astma, por nuk ka marrë të njëjtin nivel të vëmendjes apo financimit, duke i lënë gratë të vuajnë në heshtje”, tha Mortlock.
Mortlock theksoi se ndërkohë që kishte një “mbivendosje të konsiderueshme në faktorët e rrezikut gjenetik” midis dy problemeve shëndetësore, rreziku i përgjithshëm për zhvillimin e kancerit ovarian ishte ende i ulët.
Ajo tha se të pasurit e endometriozës rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit të vezoreve në një në 55, krahasuar me një rrezik të vlerësuar të kancerit të vezoreve të një në 76 gra në përgjithësi.
“Ne eksploruam zona specifike të ADN-së që rrisin rrezikun e të dyja sëmundjeve,” tha Mortlock.
Studiuesit zbuluan se gratë me 27 shënues gjenetikë – të cilët më parë kanë qenë të lidhura fort me endometriozën – kishin gjithashtu më shumë gjasa të kishin kancer ovarian.
Ekipi ishte në gjendje të demonstronte një lidhje gjenetike shkakësore dhe të përcaktonte drejtimin nga rreziku i endometriozës në EOC [kanceri epitelial i vezores] dhe anasjelltas.
“Disa nga këto gjene kanë role të rëndësishme në kontrollimin e aftësisë së qelizave tona për t’u ngjitur me njëra-tjetrën dhe për t’iu përgjigjur hormoneve. Kjo na jep të dhëna se këto rrugë mund të jenë të rëndësishme në zhvillimin dhe përparimin e sëmundjes”, tha Mortlock.
Gjenet e identifikuara mund të përdoren si objektiva të ardhshëm të ilaçeve për të trajtuar të dyja sëmundjet sipas ekspertëve.
Burimi: The Guardian/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje