Politike

Berisha fiton betejën në gjykatë, legjitimohet Komisioni i Rithemelimit në PD, regjistrohet statuti i Kuvendit të 11 dhjetorit

Gjykata e Tiranës ka regjistruar statutin e Sali Berishës të 11 dhjetorit dhe të shtatë pikat e vendimeve të marra në atë Kuvend.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Agron Zhukri, për të cilin linja zyrtare e PD-së kërkoi gjatë procesit përjashtimin nga gjykimi.

Mes vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit është ai që shkarkoi Lulzim Bashën dhe gjithë kryesinë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të ish-kreut të PD-së, si dhe pika që anulon thirrjen për mbajtjen e Kuvendit më 18 dhjetor, sipas kërkesës së Bashës.

Sipas Ivi Kasos, përfaqësues i Rithemelimit, vendimi i gjykatës u rikthen demokratëve partinë e marrë peng.

“Vendimi është i qartë dhe zbatohet nga të gjithë”, tha ai, duke shtuar se sipas këtij vendimi të gjykatës, PD edhe zyrtarisht do të drejtohet tashmë nga Komisioni i Rithemelimit.

Por kur do të hyjë në seli Rithemelimi? “Sapo të publikohet vendimi i Gjykatës për regjistrimin e statutit”, shtoi Kaso.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë