Kombetarja

Armando Broja sheh larg: Shqipëria ka shanse të shkojë në Europian ose Botëror

Gazeta Si – Një nga lojtarët shqiptarë më të mirë të momentit është sulmuesi Armando Broja. Ai ka folur sot në konferencë shtypi për ndeshjen miqësore me Spanjën, por mes të tjerash ka theksuar se ëndërron që me Shqipërinë të shkojë në një Europian ose Botëror, pasi, sipas tij, shanset janë.

“Jemi gati fizikisht për Spanjën. E dimë që do të jetë e vështirë me Spanjën, por shpresojmë për një fitore ndaj saj. Kam luajtur kundër dy mbrojtësve të Spanjës, ata janë mirë, por edhe ne nuk jemi pas, kemi kualitet. Te Sauthemptoni kam mësuar shumë dhe duhet të vazhdoj kështu përpara, për të luajtur për ekipin dhe për vete.

Armando Broja, sulmuesi i Kombetares kuqezi, ne konference shtypi. Gazeta Si, 24 mars 2022

Jam shumë i lumtur që jam këtu, me këmbë në tokë arrihet gjithçka. Duhet ta fitojmë ndeshjen, kemi ekip të fortë dhe nuk kemi frikë nga Spanja. Duhet të luajmë me taktikat tona dhe miqësoret janë të mira për të marrë eksperiencë. Si grup, duke marrë rezultate dhe eksperiencë prej ndeshjeve, kemi shanse të shkojmë në Europian dhe në Botëror”, – tha Broja.

Ai komentoi shumë shkurt edhe zërat e merkatos, duke pohuar se për momentin është i fokusuar te Sauthemptoni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë