Në Lezhë, Vlorë dhe Durrës është parë ditët e fundit një tërheqje e ujit nga bregdeti. Qytetarët janë shqetësuar për këtë fenomen duke e cilësuar si dicka që nuk e kanë parë më parë, ndërkohë që ekspertët e mjedisit e kanë cilësuar thjesht si dukuri të baticës dhe zbaticës.
Uljet dhe ngritjet periodike të nivelit të detit njihen si batica dhe zbatica të cilat ndodhin në mënyrë periodike afro çdo 6 orë. Kjo ndodh në kushtet e hënës së plotë ose hënës së re.
Duke shpjeguar këtë dukuri, profesori Osman Metalla shpjegon në rrjetin social Facebook se lëvizja e Hënës përreth Tokës bëhet në një kohë prej 24 orësh e 49 minutash dhe njëkohësisht distanca e Hënës nga toka nuk është gjithnjë e njëjtë. Sa më afër të jetë Hëna me Tokën, aq më e madhe do të jetë zbatica.
Njëkohësisht edhe Dielli ka tërheqje gravitacionale. Në momentin kur Toka, Hëna dhe Dielli janë të rreshtuar, fuqia e tyre gravitacionale rritet duke shkaktuar ato që njihen si baticat dhe zbaticat pranverore “të cilat janë mjaft të dukshme si rasti i këtyre ditëve”.
Shkencërisht, një fenomen i tillë ndodh si pasojë e ndikimit të tërheqjes së hënës ku niveli i ujit pëson lëkundje periodike. Gjatë periudhës të cilën ndodh ky fenomen, niveli i ujit në det dy herë ngrihet dhe dy herë ulet. Por, përveç hënës, në të ndikojnë edhe shumë faktorë nga më të ndryshmet, ku për shembull, lëvizja e diellit ka ndikim të madh në pranverë.
Gjithashtu, këto lëvizje ritmike vertikale të ujit të detit quhen me një emër të përbashkët ‘fazat e detit’.
Shkaktari kryesor i formimit të fazave të detit është forca tërheqëse e Hënës dhe e Diellit por, për shkak të largësisë së madhe, ndikimi i Diellit në formimin e fazave të detit është me i vogël se ai i Hënës.
A është zbatica gjithmonë e dukshme?
Thonë se në disa dete, për shembull në Mesdhe apo Baltik, nuk ka zbaticës por kjo nuk është e vërtetë sepse ato gjenden në të gjitha detet. Megjithatë, në Detin Mesdhe dhe Baltik, tërheqja e ujit është aq i parëndësishëm sa është praktikisht i padukshëm.
Batica dhe prurja në disa vende është aq e fortë sa uji tërhiqet nga bregu me qindra metra. Por gjithsesi ai ujë kthehet përsëri në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



