Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka cilësuar të papërshtatshme heqjen e menjëhershme të masave tek disa vende europiane.
Sipas OBSH kjo ka sjellë pasojë në rritje e rasteve në 18 vende të rajonit duke nxitur kështu një tjetër valë të Covid-19.
Hans Kluge, Drejtori i OBSH-së për Europën, tha se po vihet re një rritje e rasteve të reja në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Greqi, Francë, Itali dhe Gjermani, vende të cilat kanë minimizuar ndjeshëm masat anti-Covid.
“Këto vende i kanë hequr kufizimet në mënyrë të menjëhershme, duke shkuar nga masat e tepruara kufizuese, tek ato të pamjaftueshme por prezenca e variantit Omicron 2 dhe Deltacron, mund të sjelli një tjetër valë rastesh”, shtoi ai.
Gjatë javës së fundit, sipas OBSH në Europë janë regjistruar më shumë se 5.1 milionë raste të reja dhe 12,496 humbje jete. Kluge shpjegoi më tej se diçka motivuese në këtë rast është se në popullatë ka një nivel shumë të lartë të imunitetit kundër virusit.
“Do të na duhet të jetojmë me Covid-19 edhe për disa kohë”, tha ai.
OBSH u ka bërë thirrje qeverive europiane që të vazhdojnë të mbrojnë qytetarët të cilët kanë probleme imunitare.
Burimi:Euronews/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje