Politike

A do të tërhiqen nga kushti për përjashtimin e Berishës në proces? Alibeaj: Deklarata e grupit i përket të gjithëve  

Kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj është pyetur nga media nëse do të tërhiqet nga kushti për përjashtimin e Berishës bazuar në një deklaratë që një ditë më parë ai e serviri si të dakordësuar me grupin parlamentar të PD-së për mënyrën se si do të procedohet pas dorëheqjes së Lulzim Bashës.

“Deklarata e djeshme ishte e diskutuar dhe do vazhdojë të diskutohet. Ajo që unë lexoj dhe besomëni për këtë. Unë nuk kam pse them diçka që nuk u përket atyre. Ajo deklaratë që unë e lexova ishte ajo që përfshinte sensibilitetet. Përfshin të gjitha dëshirat, kërkesat sipas procedurave statutore”, tha ai.

Ai bëri thirrje për bashkim të demokratëve.

“Dita e sotme besoj kujton për këdo, të gjithë ata të cilët 30 vite më parë votuan të bashkuar, duke zgjedhur lirinë, duke zgjedhur demokracinë dhe unë besoj që bashkimi tek vlerat është çelësi i të gjithë atyre të cilëve vuajnë sot si dikur në fakt, si para 30 viteve, pikërisht peshën e madhe të diktaturës, s’ka zgjidhje tjetër. Bashkimi tek këto vlera, respekti ndaj njëri-tjetrit, bashkimi dhe ndaj asaj që është dhe e keqja më e madhe, regjimi që është instaluar tashmë në Shqipëri dhe që ndihet çdo ditë, nga mëngjesi në dark në jetën e çdo familjeje shqiptare.

Dhe unë besoj që kjo është thirrja sot më shumë sesa kurrë që buron nga shpirti dhe nga zemra jo vetëm e çdo demokrati, e çdo shqiptari. Kësaj do të duhet, shpresoj, uroj, besoj madje që do të duhet të gjithë së bashku t’i shërbejmë. Është shërbimi më i madh, nuk jam penduar kurrsesi për 30 vite më parë kur kam votuar për herë të parë 30 vite më parë.

Bashkimi është ndër demokratë. Bashkimi bëhet fjalë për të gjithë ata demokratë të sakrificës, të vuajtjes, të sakrificës që kanë bërë për 30 vite, që nuk kanë përfituar, që ndjejnë sot më shumë sesa kushdo peshën e madhe, pse jo të themi edhe të këtyre përplasjeve tona”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë