Gazeta Si – Lojtarët dhe stafi teknik i Kombëtares së Shqipërisë kanë mbërritur sot në Barcelonë, ku kanë nisur grumbullimin për dy miqësoret me Spanjën dhe Gjeorgjinë.
Në grumbullim kanë shkuar të gjithë lojtarët, me përjashtim të mesfusohrit Amir Abrashi, i cili ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e së dielës me klubin e tij dhe duhet të kryejë testet mjekësore. Të martën, sipas njoftimit të FSHF-së, do të mësohet nëse ai do të jetë gati apo jo.
Armando Broja, Marash Kumbulla, Herdi Prenga dhe Qazim Laçi ishin të fundit që mbërritën në Barcelonë. Kuqezinjtë kryen sot edhe seancën e parë stërvitore në kompleksin “Royalverd Vall de Bas”, ndërsa të martën pritet që trajneri Reja të rritë ngarkesat.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




