Kush ta fali bukurine
Qe t’e me trerosh te zine!
Kur te pashe per te vluar,
Pellumbeshe pende-shkruar,
Bubu!plumb ne kraharuar,
Plumb qe vret dyke gjemuar!
Mbledhur shoqet me nje qoshe,
Dic, m’ju flisje, dic m’ju thoshe”…
Kjo është poezia “Kush ta fali bukurinë” e Lasgush Poradecit, një nga poetët lirikë të mëdhenj, i cili njihet për poezinë e tij thellësisht lirike e shumë moderne njëkohësisht.
21 Marsi është Dita Botërore e Poezisë, datë e vendosur nga UNESCO dhe që synon të festojë një nga format më të bukura dhe më të lashta të shprehjes të përdorura nga njeriu.
Ka shumë poetë që kanë shkruar poezi mbi vetë Poezinë, duke kapur gjithë thelbin dhe bukurinë e saj dhe duke u siguruar që ato ndjesi që përjetojnë të kenë arritur tek ne në mënyrë të qartë dhe të drejtpërdrejtë.
Zhanri poetik sot shpesh nënvlerësohet dhe vëllimet e shitjeve rrallë e shpërblejnë këtë lloj forme arti, aq sa pak njerëz besojnë se mund të jetosh duke punuar me poezinë.
Pavarësisht kësaj, ka ende disa adhurues të zhanrit që dinë të kuptojnë bukurinë që mund të përcjellin vargjet dhe vjershat.
Si, kur dhe pse lindi Dita Botërore e Poezisë
Dita Botërore e Poezisë u krijua në vitin 1999 pikërisht për të promovuar dhe përhapur poezinë, e cila shumë shpesh nënvlerësohet në epokën bashkëkohore dhe që nuk shpërblehet gjithmonë në vëllime shitjesh.
Për këtë arsye, UNESCO e ka vendosur këtë ditë me synimin për të rritur këtë formë komunikimi kaq universale.
Poezitë, në fakt, kanë aftësinë e rrallë për të kapërcyer gjuhët e autorëve individualë dhe për të komunikuar me të gjithë jo vetëm me sensin e fjalëve, por edhe me muzikalitetin e tyre.
Pikërisht për shkak të kësaj karakteristike, poezia është kthyer në një trashëgimi të UNESCO-s: sepse është në gjendje të shkojë përtej kufijve, gjuhëve dhe dallimeve, duke sjellë me vete një ideal bukurie që bëhet globale.
Nuk mungojnë poetët që e kremtonin pasionin e tyre përmes kompozimeve të afta për të transmetuar gjithë bukurinë e këtij gjinie letrare.
Ndër poetët më të njohur në botë janë Pablo Neruda, Kahlil Gibran, Alda Merini, Sergei Esenin, Lord Byron, Roland Kipling etj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




