Shendet

Studimi: S’ka rreziqe për probleme neurologjike pas vaksinimit ndaj Covid-19

Vaksinimi kundër Covid-19 nuk krijoi rreziqet për probleme neurologjike. Sipas një studimi të fundit tek më shumë se 8 milionë njerëz që kishin marrë të paktën një dozë të një vaksine nga AstraZeneca, Pfizer /BioNTech, Moderna ose Johnson & Johnson, nuk u pa asnjë rrezik për probleme të shëndetit mendor. Studimi i tyre përfshiu dhe të dhëna më të vjetra për 14.3 milion njerëz shtesë nga popullata e përgjithshme për një vlerësim bazë të normave të problemeve neurologjike përpara pandemisë. Studiuesit kërkuan katër çrregullime neurologjike që përfshijnë sistemin imunitar. Tre prej tyre – paraliza e Bell-it (dobësia e fytyrës), encefalomieliti (inflamacion i trurit dhe palcës kurrizore) dhe sindroma Guillain-Barré (një gjendje nervore). Të dhënat treguan se këto simptoma nuk ishin më të zakonshme tek ata që kishin marrë vaksinat sesa në popullatën e përgjithshme. Ndërsa, çrregullimi i katërt për të cilën kërkuan, mieliti tërthor (inflamacion i palcës kurrizore), ndodhi shumë rrallë (më pak se 5 raste në 8.3 milion njerëz të vaksinuar). Megjithatë, studiuesit panë një rritje të numrit të personave me paralizën Bell-it, encefalomielitit dhe sindromës Guillain-Barré tek të mbijetuarit e Covid-19.

Foto ilustruese-Grua në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Nevojiten më shumë kërkime për të parë ngjarje të padëshiruara afatgjata të vaksinimit dhe infeksionit SARS-CoV-2 dhe për të studiuar efektet e vaksinave në grup mosha të ndryshme, thanë studiuesit.
Diçka thelbësore që ata kanë parë në të dhënat e tyre, është rreziku i ankthit dhe i depresionit për personat që e kanë kaluar Covid-19.

Studiuesit analizuan të dhënat të tjera nga Danimarka, Estonia, Islanda, Norvegjia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar të mbledhura për më shumë se 247,000 njerëz, përfshirë 9,979 të cilët u diagnostikuan me COVID-19. Ata që kishin kaluar covid-19 kishin një rrezik 61% më të lartë për simptoma të depresionit dhe një rrezik 43% më të lartë për ankth.
“Kjo është një problematikë që duhet ndjekur sepse dëmet neurologjike po shihen më së shumti tek pacientët që e kanë kaluar Covid-19 dhe jo ata që janë vaksinuar. Kjo situatë nuk duhet të kthehet në normalitet”, shtoi Anna Valdimarsdottir nga Universiteti i Islandës, ekipi i së cilës raportoi gjetjet në revistën mjekësore “The Lancet Public Health”
Ajo shtoi se rezultatet duhet të paralajmërojnë mjekët për mundësinë e simptomave afatgjata të shëndetit mendor në pacientët e tyre që vuanin nga simptoma të rënda të infektimit.

Burimi: Reuters/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë