Shendet

Fillon rikonstruksioni i Spitalit Infektiv, riorganizohen shërbimet në QSUT

Në kuadër të ndryshimit të kapaciteteve në sistemin spitalor pritet të nisë projekti i rehabilitimit i Spitalit Infektiv në QSUT. Ministria e shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale ka njoftuar se duke filluar nga dita e mërkurë, datë 23 Mars, të gjitha urgjencat e Covid-19 do të priten në strukturën ish-urgjencës kirurgjikale në QSUT, e cila tashmë është vendosur në funksion të plotë të urgjencave Covid.

Ndërsa, për pacientët me Covid-19, shërbimi do të ofrohet plotësisht në Spitalin Covid3 në QSUT, ku është organizuar shërbimi me stafet mjekësore, pajisjet dhe barnat e materialet mjekësore. Në njoftim Ministria cilëson se janë marrë masa edhe për skenarët e vijimësisë së pandemisë.

Ndër të tjera në njoftim theksohet se rikonstruksioni i plotë i spitalit infektiv, i cili pritet të nisë së shpejti, duke u bërë një qendër reference për të gjithë të prekurit nga sëmundjet infektive.
Siç dihet Spitali Covid 1 ka mbajtur peshën më të madhe të trajtimit të rasteve të pacientëve me infeksionin Sars-Cov2 gjatë pandemisë Covid-19.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë