Gazeta Si – Ka ndryshime në listën e Kombëtares për dy miqësoret me Spanjën dhe Gjeorgjinë. Nedim Bajrami dhe Enea Mihaj nuk do të jenë të gatshëm për këto dy sfida dhe janë zëvendësuar me Endri Çekiçin dhe Herdi Prengën.
Mbrojtësi i PAOK-ut, Mihaj, ka dalë pozitiv ndaj testit Covid-19 dhe është izoluar, kurse mesfushori i Empolit, Bajrami, po kalon një gjendje gripale. Trajneri Reja është detyruar kështu të grumbullojë dy lojtarë të tjerë dhe ka zgjedhur mbrojtësin Prenga që luan në Hungari dhe mesfushorin Çekiçi që aktivizohet në Turqi.
Që të dy këta lojtarë janë grumbulluar edhe më parë me Kombëtaren kuqezi. Kombëtarja do të nisë sot grumbullimin në Barcelonë, ku më 26 mars do të ndeshet me Spanjën, ndërsa më 29 mars do të luajë ndaj Gjeorgjisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




