Mjedis

Nga sot, zyrtarisht pranverë

Temperaturat nuk duken se do të sjellin motin e qëndrueshëm, por këtë të diel, 20 mars, shënohet zyrtarisht ardhjen e sezonit të pranverës në hemisferën veriore me ekuinoksin pranveror.

Ekuinoksi i pranverës është një nga dy momentet e vitit kur dielli është drejtpërdrejt mbi ekuator dhe dita dhe nata janë pothuajse të barabarta në gjatësi. 
Pas ekuinoksit pranveror, do të fillojë rritja e orëve të ditë, çdo herë e më shumë deri në solsticin e verës më 21 qershor.

Ngjarja astronomike, e cila festohet me shekuj, shihet si lajmërimi i fillimeve të reja dhe rinovimi i natyrës.
E diela shënon fillimin e ‘pranverës astronomike’, që është e ndryshme nga ‘pranvera meteorologjike’, e cila gjithmonë fillon më 1 mars dhe përfundon më 31 maj.

Stinët ndodhin sepse Toka është e anuar pak mbi boshtin e saj, kështu që për gjysmën e vitit Hemisfera Veriore është e anuar pak drejt diellit, që do të thotë se kemi temperatura më të ngrohta.

Për gjysmën tjetër të vitit, Toka është më larg nga Dielli, kështu që ne kemi netë më të gjata dhe mot më të ftohtë.  
Ekuinoksi pranveror paraprin solsticin e verës, që ndodh kur poli gjeografik i planetit në hemisferën veriore ose jugore është më i prirur drejt Diellit. 
Në shumë vende të botës, kjo ditë festohet tradicionalisht sepse sjell kohën kur njerëzit janë më të prirur drejt ndryshimeve.

Burimi: DailyMail/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë