Shendet

Olaparib, ilaçi i kancerit të gjirit që ul rrezikun e vdekjes

Shkencëtarët kanë zbuluar një ilaç që ul rrezikun e vdekjes së grave të reja nga kanceri i gjirit me një të tretën. Bllokuesi i rritjes së kancerit synon të ashtuquajturin mutacion të gjenit BRCA1 dhe është vlerësuar si një hap i madh në trajtimin e grave me tumore në fazën e hershme.
Studiuesit analizuan të dhënat e 1,836 pacientë në 671 klinika në mbarë botën, të cilët kishin kancer të hershëm të gjirit HER2-negativ me rrezik të lartë dhe një mutacion në gjenet e tyre BRCA1 ose BRCA2. Ata iu nënshtruan trajtimeve standarde duke përfshirë kirurgji, kimioterapi, terapi hormonale dhe radioterapi.
Gjysma e pjesëmarrësve që u ndanë rastësisht për të marrë tabletën dy herë në ditë për një vit kishin një rrezik 32% më të ulët për të vdekur, sesa gjysma tjetër që mori një ilaç placebo (të rremë).

Medikamenti olaparib i cili aktualisht është i miratuar vetëm për kancerin e vezoreve.

Profesor Kristian Helin, shefi ekzekutiv i Institutit të Kërkimit të Kancerit në Londër, tha se ky është një hap i madh përpara në trajtimin e kancerit të gjirit të trashëguar në fazat e hershme.
“Ilaçi i quajtur Olaparib ka përfitime të mëdha për këtë grup pacientësh, duke rritur shanset e tyre për t’u shëruar pas trajtimit fillestar. Shpresojmë që të licencohet në Evropë pa vonesë. Olaparib ishte ilaçi i parë kundër kancerit që synonte drejtpërdrejt defektet gjenetike të trashëguara”, shkruan Helin.
Kryetari i komitetit drejtues të hulumtimit mbi Olympian, Andrew Tutt, nga Kolegji King’s në Londër tha se rezultatet e sotme janë një lajm i mirë për shumë gra me kancer të gjirit.
“Shumica e individëve me kancer të gjirit identifikohen në fazat e hershme dhe shumë pacientë do të bëjnë shumë mirë, por për disa, rreziku i rikthimit të kancerit mbetet i lartë, edhe pas kimioterapisë”, shtoi ai.
Burimi:Mirror/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë