Shendet

OBSH / Miratohet ilaçi i parë i malaries për fëmijët

Një ilaç me një dozë të vetme për të trajtuar një formë të veçantë të malaries, është arma e re kundër kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse, që vret qindra mijëra njerëz dhe fëmijë në mbarë botën. Rregullatori australian dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë miratuar një kombinim ilaçesh që duket të jetë efektiv në trajtimin e një forme të malaries, që prek fëmijët e moshës dy deri në 16 vjeç, duke hapur rrugën për miratim në vende të tjera.
Ilaçi është një dozë e vetme tafenoquine së bashku me trajtimin tradicional me klorokinë. Ilaçi do të përdoret për fëmijët nën 16 vjeç.
Në tetor, OBSH miratoi vaksinën e parë për këtë parazit, gjithashtu nga kompania farmaceutike që ka krijuar GlaxoSmithKline.
Plasmodium vivax , nga ana e tij, shkakton më shumë se pesë milionë infeksione në vit, fëmijët e moshës 2 deri në 6 vjeç janë katër herë më të rrezikuar për t’u prekur nga kjo sëmundje. Paraziti kalon nëpër cikle të ndryshme dhe merr forma të ndryshme në organizëm. Në gjak, infeksioni mund të shkaktojë ethe akute, të vjella, dhimbje trupi dhe të dridhura. Por mund të fshihet edhe në mëlçi, duke u përsëritur muaj apo edhe vite pas ekspozimit fillestar. Këto episode mund të rezultojnë në anemi të rëndë, dëmtime të trurit dhe vdekje.

Foto ilustruese se si malaria prek qelizat e kuqe të gjakut.

Shumica e trajtimeve, duke përfshirë klorokinën, synojnë fazën ku paraziti është në gjak dhe për këtë arsye nuk mund të parandalojë kthimin e infeksionit dhe simptomat e tij. Por tafenoquine është në gjendje të arrijë parazitët e fjetur në mëlçi dhe – në kombinim me klorokinën – të arrijë atë që shkencëtarët e quajnë “kurë radikale”.
Studiuesit vlerësuan doza të ndryshme të ilaçit, bazuar në peshën dhe moshën e fëmijëve, të cilët peshonin të paktën 10 kilogramë, duke e analizuar ilaçin tek 60 fëmijë me malarie në Vietnam dhe në Kolumbi. Të gjithë fëmijët morën një dozë të vetme tafenoquine dhe një trajtim pesë ditor me klorokine sipas udhëzimeve për trajtimin e infeksionit aktiv në gjak. Rreth 62 për qind e fëmijëve përjetuan disa efekte anësore, një shkallë e ngjashme me atë të parë tek adoleshentët dhe të rriturit. Nuk ka efekte anësore të rënda, megjithëse trajtimi rezultoi me të vjella në rreth një në 5 fëmijë. Pas 4 muajsh, efektiviteti i trajtimit në parandalimin e ri infeksionit ishte 95 për qind, i ngjashëm me atë te të rriturit dhe adoleshentët.
Burimi:La Stampa/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë