Rend dhe Ligj

Dyshimet – Artan Shkëmbi dekonspiroi operacionet përmes EncroChat, u përgjua nga policia gjermane

Artan Shkëmbi, kreu i OFL-së u pezullua nga detyra dhe mor nën hetim nga SPAK për dekonspirimin e operacioneve policore në shtator të 2020-s.

Zyrtarisht, kaq ishte informacioni, por dyshohet se dekonspirimi i operacioneve policore prej Shkëmbit është kryer përmes EncroChat, shërbimi që nga një hetim i nisur që në 2017-n nga Europol zbuloi se shërbente si rrjet komunikimi supersekret i grupeve ndërkombëtare të trafikut të drogës.

Dyshohet se Shkëmbi komunikoi përmes EncroChat me një grup të organizuar kriminal në Gjermani dhe biseda është përgjuar nga policia gjermane.

I njëjti shërbim është gjetur edhe në telefonat e një grupi kriminal shqiptar të arrestuar në Dubai, pas një hetimi nga autoritetet e 10 vendeve, mes të cilave dhe ato shqiptare, bashkëpunuan për të shkatërruar një prej bandave ndërkombëtarëve të kokainës, drejtuar nga shqiptarë, nën hetim prej 5 vitesh. Operacioni u quajt ‘Los Blancos’ dhe godit atë që njihej “Kompania Bello”.

Mes 20 të arrestuarve ishte dhe Eldi Dizdari, një emër i njohur i krimit shqiptar, si dhe 9 shqiptarë të tjerë, 5 prej të cilëve u arrestuan në Shqipëri, ndërsa të tjerët në vende të ndryshme të botës.

Gjatë 5 viteve hetim, policia ka kapur mbi 4 tonë kokainë dhe 5,5 milionë euro të kësaj bande.

Banda e trafikut të kokainës, e quajtur ‘Kompania Bello’, dyshohet se drejtohej nga Dritan Rexhepi, i cili është arrestuar në Ekuador.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë