Shendet

OBSH: Normat globale të Covid-19 po rriten përsëri

Rastet globale të Covid janë në rritje pas më shumë se një muaji që patën një ulje të ndjeshme.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se rastet me Covid-19 ishin rritur me 8 për qind gjatë javës së dytë të marsit, krahasuar me javën e parë.
Në të gjashtë rajonet e mbuluara nga OBSH pati 11 milionë raste të reja dhe rreth 43,000 vdekje të raportuara.
Numri i vdekjeve globale u rrit gjithashtu me 17 për qind nga java në javë. Rajoni që pati rritjen më të madhe të rasteve, ishte Kina e cila kohët e fundit për një periudhë të shkurtër ka izoluar tre qytete me mijëra banorë.

Sipas OBSH-së, vendet afrikane kanë pasur një rritje prej 12 për qind dhe vendet evropiane 2 për qind, gjatë javës së 7 marsit krahasuar me javën e parë të marsit. Rënie u raportuan në Mesdheun Lindor, rajonin e Azisë Juglindore dhe në Amerikë.
Rritja e rasteve spitalore në juglindje dhe jugperëndim të Anglisë vazhdoi të ishte më e keqja, megjithëse pjesë të lindjeve të Anglisë gjithashtu kanë përjetuar rritje të konsiderueshme.
Ndërkohë, ekspertët e shëndetit publik në Skoci thanë se rastet me Covid-19 në vend mund të arrijnë kulmin në dy javët e ardhshme. Ndërkaq OBSH ka deklaruar s kjo rritje e rasteve mund të vijë për shkak të relaksimit të tepër të masave dhe variantit Deltacron që është vërtetuar së fundmi.
Burimi:The Independent/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë