Shendet

Pfizer kërkon autorizimin e FDA për dozat e katërta të vaksinës te njerëzit mbi 65 vjeç

Pfizer ka aplikuar në Administratën e Ushqimit dhe Barnave, për autorizimin e përdorimit urgjent të një doze të katërt të vaksinës së tyre Covid-19, për të rriturit 65 vjeç e lart.
Kompania është bazuar në dy grupe të dhënash nga Izraeli.
“Të dy grupet e të dhënave treguan prova se një përforcues shtesë i mRNA rrit imunitetin dhe ul shkallët e infeksioneve të konfirmuara dhe sëmundjeve të rënda,” tha kompania në një njoftim për shtyp.
Grupi i parë i të dhënave i cituar në publikim ishte një analizë e të dhënave për më shumë se 1.1 milion të rritur 60 vjeç e lart nga Ministria e Shëndetësisë e Izraelit, që tregoi një shkallë të reduktuar të infeksionit dhe sëmundjeve të rënda pas një përforcuesi të dytë.


Pjesëmarrësit nuk ishin infektuar nga Covid-19 dhe kishin të drejtë për një përforcues shtesë.
“Këto të dhëna treguan se nivelet e infeksioneve të konfirmuara ishin 2 herë më të ulëta dhe normat e sëmundjeve të rënda, ishin 4 herë më të ulëta midis individëve që morën një dozë shtesë përforcuese të vaksinës Pfizer-BioNTech COVID-19 të administruar të paktën katër muaj pas dozës së tretë”, thuhet në njoftim.
Grupi i dytë i të dhënave është rezultat i një prove në vazhdim që analizon punonjësit e kujdesit shëndetësor 18 vjeç e lart, të cilët kishin marrë tre doza të vaksinës Covid-19 të Pfizer/BioNTech.
Nga 700 pjesëmarrës, 154 morën një përforcues shtesë të paktën katër muaj pas dozës së tretë. Pas një dhe dy javësh, përforcuesi i dytë rriti antitrupat neutralizues kundër Omicron përkatësisht tetë dhe 10 herë, krahasuar me pesë muaj pas përforcuesit fillestar.


FDA tha se do të shqyrtojë kërkesën e Pfizer “sa më shpejt të jetë e mundur duke përdorur qasjen e plotë dhe të bazuar në shkencë”.
Agjencia tha gjithashtu se do të mbledhë këshilltarët e saj të pavarur të vaksinave, Komitetin Këshillues të Vaksinave dhe Produkteve Biologjike të Përafërta, në prill “për të pasur një diskutim transparent rreth konsideratave për injeksionet përforcuese të vitit 2022, duke përfshirë nëse dhe kur mund të nevojiten këta përforcues.
Burimi:BBC/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë