Treg

Bordi i Menaxhimit të Hidrokarbureve urdhëron: Nafta të tregtohet me 217 lekë për litër deri më 15 mars

Bordi i Administrimit të Karburanteve ka vendosur çmimet për produktet e benzinës, naftës dhe gazit deri më datë 15 mars. Në këto tre ditë nafta dhe benzina do të shiten me vlerë 217 lekë/litri ndërsa gazi është përcaktuar me vlerë 93 lekë/litri.

Në vendim është përcaktuar se mbledhja e radhës do të jetë ditën e martë, datë 15 Mars për të vendosur pasqyrimin e shitjes me pakicë shikim të ndryshimeve të mundshme në tregjet ndërkombëtare.

VENDIMI

Në mbledhjen e tij të datës 12 Mars 2022 Këshilli i Ministrave,  miratoi  Aktin Normativ

“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN 8450, DATË 24.2.1999 “PËR PËRPUNIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E NAFTËS TË GAZIT DHE NËNPRODUKTEVE TË TYRE”.

Nëpërmjet këtij akti normativ normohen dhe monitorohen çmimet e shitjes së nënprodukteve t naftës për  konsumatorët.

Në zbatim të këtij Akti Normativ u mblodh menjehere Bordi i Transparancës dhe kufizimit të përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit,.

Në mbledhjen e tij të parë, dhe bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ vendosi:

  1. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 12 Mars-15 mars 2022, të  jetë 217 lekë/litri.
  2. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 12 Mars-15 mars 2022,  të  jetë 217 lekë/litri.
  3. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gaz për periudhën 12 Mars-15 mars 2022,  të jetë 93 lekë/litri.

Bordi i Transparancës do mblidhet përsëri ditën e martë, datë 15.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë