Mjedis

Bimët që nuk përdoren nga njerëzit po shkojnë drejt zhdukjes

Studiuesit kanë kategorizuar më shumë se 80,000 specie bimore në mbarë botën dhe kanë zbuluar se shumica e tyre do të zhduken, sepse njerëzit nuk kanë nevojë për to. Kjo do të thotë se komunitetet e bimëve të së ardhmes do të jenë jashtëzakonisht më të homogjenizuara se ato të sotmet, sipas hulumtimit të botuar në revistën “Plants, People, Planet”.
Gjetjet, të cilat paraqesin një tablo drejt kërcënimit ndaj biodiversitetit, mbulojnë më pak se 30% të të gjitha specieve të njohura bimore, duke theksuar nevojën për tw punuar më shumë në këtë fushë.
“Ne në fakt po fillojmë të përcaktojmë sasinë e asaj që do të kalojë në ngushticën e Antropocenit, për sa i përket numrave. Nuk është e ardhmja, por e tashmja. Gryka e ngushtë ka filluar të ndodhë pikërisht tani. Dhe unë mendoj se kjo është pjesë e thirrjes që ne po përpiqemi të japim këtu. Është diçka që ne mund të jemi në gjendje ta ngadalësojmë pak, por po ndodh,” tha John Kress , kurator i botanikës në Muzeun Kombëtar të Historisë Natyrore të Smithsonian dhe autori kryesor i punimit.

Studiuesit në Institutin Smithsonian vendosën të kategorizojnë saktësisht se cilat specie bimore janë prekur më shumë nga njerëzit që nga fillimi i Antropocenit – epoka gjeologjike e shënuar nga ndikimi i thellë njerëzor në Tokë, në të cilën njerëzit kanë qenë përgjegjës për ngrohjen globale, shpyllëzimin dhe rezultate të tjera negative të industrializimit.
Janë 6749 bimë që janë fituese dhe janë të dobishme për njerëzit si misri, orizi, gruri dhe kulturat e tjera, të cilat mbulojnë 40% të sipërfaqes së planetit dhe bimët që janë zhdukur në natyrë, por që po mbijetojnë.
Rreth 20,290 lloje bimësh kategorizohen si të humbura, kryesisht për shkak se ato nuk janë të dobishme për njerëzit dhe ato tashmë njihen si specie të rrezikuara – siç është pema e magnolisë nga Haiti, e cila u pre për dru zjarri dhe nuk rritet askund tjetër.
Rezultatet sugjerojnë se, në të ardhmen, do të ketë shumë më pak biodiversitet, i cili nga ana tjetër do të shkaktojë humbjen e diversitetit të kafshëve dhe do t’i bëjë ekosistemet edhe më të cenueshme përballë ndryshimeve klimaterike duke shkuar drejt degradimit për shkak të ndikimit njerëzor.

Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë