Bob Dylan ka përfunduar një libër të ri me ese mbi këngën. Do të publikohet më 8 nëntor nga botuesi Simon&Schuster dhe do të titullohet “Filozofia e këngës moderne”. Koleksioni i ri i shkrimeve është libri i parë i çmimit Nobel që nga “Kronikat” i vitit 2004.
Dylan filloi punën për “Filozofinë e këngës moderne” në vitin 2010. Libri përmban më shumë se 60 ese kritike mbi këngë nga artistë, duke përfshirë Stephen Foster, Elvis Costello, Hank Williams dhe Nina Simone.

Dylan analizon atë që ai vetë e përcakton kurthin e rimës së lehtë dhe se si edhe një rrokje e gabuar mund të ndikojë në rezultatin e një kënge.
“Por shkon edhe aq larg sa të shpjegojë edhe muzikën bluegrass (një zhanër i muzikës me rrënjë amerikane)”, thekson një njoftim për shtyp.
Sipas presidentit të Simon&Schuster, Jonathan Karp, “vetëm Bob Dylan mund të shkruante një libër kaleidoskopik dhe brilant si ‘Filozofia e këngës moderne’: zëri i tij është unik dhe puna e tij përcjell vlerësimin dhe mirëkuptimin e tij të thellë për këngët, artistët që i sjellin ato këngë në jetë dhe çfarë kuptimi kanë këngët për të gjithë ne”.
Çmimi Nobel për Letërsi muzikantit të madh
Në vitin 2016, kur Bob Dylanit iu dha Nobeli, pati një debat të madh nëse duhej t’i akordohej apo jo një kantautori me njohjen më të madhe letrare në botë. Shumë akuzuan Akademinë Suedeze se kishte dashur me çdo kusht të bënte një zgjedhje “oportuniste” dhe në modë, ndërsa në mjedise të ndryshme, përfshirë ato letrare, “shkrim-leximi” i veprës së Dylanit dhe këngëve të tij është theksuar gjithmonë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




