Në tremujorin e fundit të vitit 2021, çmimet e prodhimit u rritën me 5.6% nga e njëjta periudhë e 2020-s. Rritja është ndikuar më së shumti nga rritja e çmimeve në sektorin e industrisë nxjerrëse me 12.8%, ndjekur nga energjia elektrike dhe gazi me 5.3%. Industria përpunuese pati rritje me 4.8%, nga ku metalurgjia u rrit me 9.1%. Nga tremujori paraardhës rritja është 1.8%
Rritje të konsiderueshme raportohet edhe nga përpunimi i produkteve ushqimore me 7.4% dhe 7.2% përpunimi i naftës.
Çmimet e importit po ashtu u rritën në tremujorin e katërt 2021 me 4.9% nga një vit më parë. Ndikimin më të madh në këtë rritje e ka pasur energjia elektrike dhe gazi me 56%. Përpunimi i naftës me 7.4% dhe metalurgjia me 5%. Nga tremujori i tretë në të katërtin, 2021, çmimet e produkteve të importuara u rritën me 2.1%.
Çmimet e eksportit për të njëjtën periudhë krahasimore u rritën me 14%, ndikuar nga rritja e vrullshme e energjisë elektrike dhe gazit me 125%, ndjekur nga industria nxjerrëse me 22.6%.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.