Shendet

OBSH: Më shumë se gjysma e popullatës së botës është vaksinuar, por nuk ka ardhur fundi i Covid-19

Më shumë se gjysma e popullsisë globale tani është plotësisht e vaksinuar kundër Covid-19, por kërcënimi i më shumë varianteve do të thotë se është shumë herët për të supozuar fitoren mbi virusin – edhe në mes të rasteve në rënie sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Është inkurajuese të shohësh se vdekjet nga Covid-19 tani po bien globalisht dhe në shumicën e rajoneve. Dhe është e këndshme të shohësh disa vende që janë në gjendje të lehtësojnë kufizimet pa u mbingarkuar sistemet e tyre shëndetësore” tha Sekretari i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus të mërkurën.
Ai shtoi se është shumë herët për të shpallur fitoren mbi Covid-19.

“Ka ende shumë vende me shkallë të lartë të shtrimit në spital dhe vdekje, dhe shkallë të ulët të mbulimit të vaksinave dhe me transmetim të lartë. Kërcënimi i një varianti të ri dhe më të rrezikshëm mbetet shumë real,” shtoi ai.
Tedros tha se 56 për qind e njerëzve në mbarë botën tani janë plotësisht të vaksinuar, megjithëse vetëm nëntë për qind e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta janë në mesin e këtij numri.

Ndërsa rastet kanë rënë ose janë në rënie në shumë shtete, vendet e tjera ende po përballen me ngritjen e valës aktuale të shkaktuar nga varianti në mënyrë eksponenciale më infektive. Një nën variant, BA2, po qarkullon gjithashtu dhe efekti që mund të ketë mbetet i paqartë.
Maria Van Kerkhove, e cila është drejtuesja teknike e OBSH-së për përgjigjen ndaj COVID-19, u pyet të dielën nëse organizata po përballet me presion politik për të shpallur fundin e pandemisë.
Ajo nuk u përgjigj drejtpërdrejt, por tha se është e qartë se gjërat nuk kanë përfunduar ende.

“Unë mendoj se nuk do të donim asgjë më shumë se të themi se kjo pandemi ka mbaruar. Por për fat të keq, ne nuk jemi ende në atë pikë, me faktin se ne ende po shohim një transmetim jashtëzakonisht intensiv të Omicron në mbarë botën, “tha ajo.
Burimi:GlobalNews/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë