Sociale

Dy humbje jete dhe 123 të infektuar nga Covid në 24 orët e fundit

Gazeta Si - Në 24 orët e fundit në Shqipëri, dy persona kanë humbur jetën dhe janë regjistruar 123 raste pozitive për Covid-19. Viktimat janë një qytetar nga Tirana 75-vjeç dhe një qytetar nga Kavaja 88-vjeç.

Janë shëruar 282 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,301 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë, bën të ditur në raportimin ditor të rasteve se nga 1,586 testime të kryera, u konfirmuan pozitivë për Covid-19, 47 qytetarë në Tiranë, 10 në Lushnje, 9 në Berat, 6 në Sarandë, 5 në Fier, 4 në Durrës, 3 në Mirditë, Delvinë, Gjirokastër, Elbasan, Prrenjas, 2 në Vau i Dejës, Shijak, Kurbin, Divjakë, Selenicë, 1 në Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Kukës, Tropojë, Lezhë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Mallakastër, Vlorë, Dropull, Përmet, Pogradec, Dimal, Kuçovë, Peqin.

Statistika (02 Mars 2022)

Raste të reja ditore 123

Të shëruar në 24 orë 282

Të shtruar në spitale 45

Humbje jete në 24 orë 2

Testime ditore 1,586

Testime totale 1,746,906

Raste pozitive 271,825

Raste të shëruara 266,301

Raste Aktive 2,050

Humbje jete 3,474

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 620

Fier 303

Elbasan 230

Vlorë 186

Lezhë 180

Kukës 119

Berat 106

Shkodër 96

Durrës 94

Gjirokastër 59

Korçë 48

Dibër 9


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë