Përdorimi i rrjeteve sociale mund të përkeqësojë impulset nervore tek adoleshentët. Studiuesit amerikanë thanë se gjysma e të anketuarve u shprehën se rritja e aktivitetit në internet gjatë pandemisë e kishte bërë gjendjen e tyre më të rëndë. Studiuesit vëzhguan 20 njerëz të moshës 11 deri në 21 vjeç, të cilët po përjetonin impulse nervore, të përcaktuara si lëvizje të shpejta, të përsëritura të muskujve që rezultojnë në tronditje të papritura të trupit.
Gati dy të tretat thanë se shpenzonin rreth gjashtë orë në ditë në rrjete sociale ndërsa nëntë në dhjetë thanë se aktiviteti i tyre në internet ishte rritur gjatë pandemisë. Në përgjithësi, 85 për qind thanë se frekuenca e impulseve nervore të tyre ishte përkeqësuar gjatë pandemisë dhe 50 për qind thanë se rrjetet sociale kishte pasur një ndikim negativ tek ata.
Jessica Frey, nga Universiteti i Floridës, tha se ajo kreu hulumtimin pasi vuri re një rritje të numrit të të rinjve që vijnë në klinikën e saj.
Ajo tha se rezultatet ‘hedhin dritë’ mbi ndikimin që kishte pandemia dhe rritja e përdorimit të rrjeteve sociale tek të rinjtë. Por ajo theksoi se nevojiteshin më shumë kërkime për të identifikuar më mirë shkakun e saktë.
Pjesëmarrësve iu kërkua të renditnin ashpërsinë e impulseve që përjetonin në një shkallë nga zero në gjashtë – ku zero do të thotë më pak e rëndë dhe gjashtë është më e larta.
Atyre iu kërkua gjithashtu të renditnin cilësinë e jetës së tyre në të njëjtën shkallë – me zero që do të thotë shkëlqyeshëm dhe gjashtë janë ‘java më e keqe ndonjëherë’. Ata që rritën përdorimin e rrjeteve sociale raportuan rezultate 2.5, ndërsa ata që raportuan aktivitet të ulët në internet kishin rezultate 1.5.
“Rezultatet tona kanë filluar të hedhin dritë mbi ndikimin që mund të ketë pandemia e Covid-19 dhe përdorimi i shtuar i mediave sociale te adoleshentët dhe të rinjtë me këtë çrregullim,” tha Frey.
Hulumtimi do të prezantohet në Takimin e 73-të Vjetor të Akademisë Amerikane të Neurologjisë muajin e ardhshëm.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje