Gazeta Si - Është lajmëruar për këtë të mërkurë, 2 mars 2022, mbledhja e radhës e Komitetit Teknik të menaxhimit të pandemisë, ku në fokus do të jetë situata epidemiologjike dhe diskutimi i lehtësimit të masave kufizuese.
Në diskutimet e ekspertëve, do të përfshihet dhe vijimësia e mbulimit me vaksina të popullatës me dozën e tretë, kryesisht grupet në risk, të moshuarit dhe pacientët kronikë, si dhe ofrimi i dozave të vaksinës për atë target grup që deri më sot nuk është vaksinuar.
Por ajo që pritet, është heqja e kufizimeve pas 2 viteve të pandemisë, konkretisht ulja e orës policore, megjithëse diskutimet në mbledhjen e shkuar ishin për heqjen e kufizimit të lëvizjes, për shkak të panoramës krejt ndryshe që paraqitet sot, ku spitalet raportojnë për numër të ulët të shtrimeve dhe infektimet ditore kanë pësuar rënie po ashtu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.