Sociale

COVID-19/ Tre humbje jete dhe 139 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 3 pacientë të prekur nga Covid-19,një qytetar nga Korça 67 vjeç, një qytetar nga Tirana 70 vjeç, një qytetar nga Vlora 84 vjeç.
Gjatë këtij intervali kohor janë kryer 2,030 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 139 qytetarë, në këto bashki: 49 në Tiranë, 21 në Fier, 11 në Sarandë, 8 në Berat,  6 në Shkodër, 4 në Gramsh, 3 në Mirditë, Durrës, Kamëz, Delvinë, Korçë, 2 në Kurbin, Patos, Përmet, Pogradec, Dimal, Kuçovë, Elbasan, 1 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Shijak, Krujë, Rrogozhinë, Lushnje, Divjakë, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër.
"Janë 2,211 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 431 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,019 që nga fillimi i epidemisë",thuhet më tej në njoftim.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë               647
Fier                   311
Elbasan             297
Lezhë               180
Vlorë                174
Berat                150
Kukës               127
Shkodër           104
Durrës              91
Gjirokastër      67
Korçë               50
Dibër                13


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë