Rikujtimi i kohëve të kaluara mund të qetësojë individët që vuajnë nga migrena, sipas një studimi.
Shkencëtarët thonë se nostalgjia vepron si një qetësues i lehtë dhe mund të zvogëlojë dhimbjen e kokës me një mesatare prej 10 për qind.
Nostalgjia – një dëshirë e madhe për të kaluarën që mund të shkaktohet nga muzika, fotografitë dhe aroma – më parë është konsideruar si një “zgjidhje” për uljen e stresit dhe trishtimit.
Për studimin e fundit, një ekip ekspertësh në Mbretërinë e Bashkuar dhe Kinë monitoruan aktivitetin e trurit në 34 vullnetarë duke përdorur skanerin e trurit.
Gjysmave iu shfaqën imazhe të njohura nga fëmijëria e tyre, ndërsa pjesa tjetër u shfaqën skena dhe objekte nga jeta moderne.
Shikimi i imazheve lidhej me aktivitetin e reduktuar në zonën e trurit që kontrollon dhimbjen.
Dhe sa më nostalgjikë të ishin pjesëmarrësit, aq më pak dhimbje raportonin.
Studiuesit analizuan 34 njerëz të cilët ishin të lidhur me një makinë që i ekspozonte ata ndaj niveleve në rritje të nxehtësisë. Kur u ekspozuan ndaj temperaturave më të ulëta të nxehtësisë, raportuan një rezultat dhimbjeje prej 4.2% ndërsa ata që shikuan imazhe që nxisin kujtesën kishin norma më të lehta dhimbje. Megjithatë, kur ekspozoheshin ndaj niveleve më të larta të nxehtësisë, nuk kishte asnjë ndryshim të dukshëm midis vlerësimeve të dhimbjes së grupeve.
Studiuesit thanë se kjo tregon për një ‘lidhje funksionale’ midis ndikimeve nostalgjike dhe pjesës së trurit që përpunon dhimbjen.
Ata që panë imazhet që nxisin kujtesën raportuan se ndjenin rreth 10 për qind më pak dhimbje sesa ata të ekspozuar ndaj niveleve të njëjta të shqetësimit që panë fotografi nga jeta moderne.
“Nostalgjia mund të jetë një mënyrë pa ilaçe për të lehtësuar nivelet e ulëta të dhimbjes, si dhimbje koke ose dhimbje të lehta klinike”, thanë studiuesit.
Studimi u drejtua nga Akademia Kineze e Shkencave dhe pjesëmarrësit ishin të moshës 18 deri në 25 vjeç.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje