Obeziteti, duhanpirja dhe çrregullimet psikologjike në adoleshencë, nxisin plakjen e hershme. Një studim i ri, i botuar në revistën “JAMA Pediatrics”, tregoi se adoleshentët e moshës 11 deri në 15 vjeç që ishin obezë, pinin cigare çdo ditë ose kishin një çrregullim psikologjik, si ankthi, depresioni ose ADHD, plaken biologjikisht gati tre muaj më shpejt se moshatarët e tyre.
Hulumtimi përdori të dhëna nga 910 njerëz që ishin nga mosha 3 deri 45 vjeç. Sipas të dhënave pjesëmarrësit që kishin dy ose më shumë nga këto tre shqetësime të përgjithshme shëndetësore – duhanpirja, obeziteti ose çrregullimet psikologjike – ndërsa adoleshentët rriteshin 11.2 centimetra në sekondë më ngadalë dhe kishin një moshë më të vjetër të trurit për dy e gjysmë.
Faktorët që studiuesit përdorën për të matur plakjen përfshinin indeksin e masës trupore, raportin e belit me ijet, testet e gjakut, hormonet për rregullimin e oreksit dhe ruajtjen e yndyrës, presionin e gjakut,prishjen e dhëmbëve, sëmundjet periodontale, fitnesin kardiorespirator dhe skanerim e trurit.

Studimi shqyrtoi gjithashtu një shqetësim të katërt shëndetësor, me rezultate shumë të ndryshme. Pjesëmarrësit që kishin astmë gjatë adoleshencës – shumica e të cilëve u trajtuan – nuk ishin biologjikisht më të vjetër në moshën 45 vjeçare, krahasuar me ata pa astmë. Këto gjetje mbetën konstante edhe kur autorët morën parasysh faktorë të tjerë si disavantazhet socio-ekonomike ose përvojat e dëmshme në fëmijëri.
Sipas Kyle Bourassa, një studiues i psikologjisë klinike dhe hulumtues i avancuar në Durham VA Health studimi “tregon se këto kanë efekte të pavarura, ndikojnë në mënyrën e vetë në plakjen e mëvonshme”.
Studiuesit shpresonin se identifikimi i kushteve shëndetësore në adoleshencë që lidhen me plakjen më të shpejtë mund t’i ndihmonte profesionistët mjekësorë të ngadalësonin plakjen dhe të parandalonin shëndetin e dobët më vonë në jetë, sipas studimit.
“Ekziston një histori e gjatë e këtij lloji kërkimi për sa i përket faktit se si duhani është i dëmshëm në nivel qelizor, por gjithashtu mund të rezultojë në probleme shëndetësore që ne i lidhim me plakjen biologjike, si (sëmundja pulmonare obstruktive kronike) dhe kanceri i mushkërive”, tha Bourassa.
Ndërsa sipas Jasmin Wertz, eksperte mjekësore në Universitetin Duke në Karolinën e Veriut, njerëzit me probleme të shëndetit mendor kanë më shumë gjasa të ushtrohen më pak ose të kenë një dietë të varfër, të cilat janë shoqëruar me plakje më të shpejtë.
“Ne mendojmë për depresionin si një sëmundje që e ka origjinën në tru me shqetësime kimike dhe gjëra të tilla. Por depresioni ndoshta është një sëmundje sistemike që prek të gjithë trupin,”shtoi ajo.
Burimi: CNN/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje