Sociale

Pozitiviteti nën 3 për qind, por MSH njofton për 5 viktima nga Covid

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se pesë persona kanë gjetur vdekjen në 24 orët e fundit prej Covid.

Sipas MSH, në këtë hark kohor janë kryer 1,273 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19 36 qytetarë, ose rreth 2.8 për qind e totalit të testimeve të kryera.

Në total janë 2,506 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 51 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Saranda 63 vjeç, një qytetar nga Berati 67 vjeç, një qytetar nga Durrësi 68 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 72-78 vjeç.

Janë shëruar 313 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265,588 që nga fillimi i epidemisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë