Shendet

Studim/ Një trajtim i trefishtë për kancerin e prostatës rrit jetëgjatësinë e pacientëve

Një terapi e trefishtë për kancerin e prostatës që redukton rrezikun e përgjithshëm të vdekjes. Trajtimi përfshin dy terapi standarde së bashku me një ilaç të ri të fuqishëm hormonal, darolutamide.

Ilaçi i ri është provuar të jetë efektiv në fazat e hershme të sëmundjes. Por një provë kryesore ka treguar se kur kombinohet me terapi standarde ka gjithashtu një efekt akoma më të mirë për këta pacientë. Përdorimi i darolutamidit, kimioterapisë dhe ilaçeve të tjera hormonale reduktoi dhimbjen, ngadalësoi përparimin e sëmundjes dhe zgjati mbijetesën.
Burrat që u morën në studim ishin kryesisht në fund të 60-tave. Ata që morën terapinë e re të kombinuar e ndaluan avancimin e kancerit për katër vjet, ndërsa pacientët që morën vetëm trajtimet standarde patën një përkeqësim të gjendjes së tyre për gjashtë muaj.

Alison Birtle, konsulente onkologe klinike në spitalin “Lancashire Teaching” në Britani e quajti këtë terapi të rëndësishme.
“Ne kurrë nuk kemi pasur opsionin e një terapie të trefishtë si kjo më parë. Ky studim ofron një argument bindës për shtimin e darolutamidit në kimioterapinë standarde dhe trajtimin hormonal, pasi ai do të ndihmojë burrat me kancer të avancuar të prostatës të jetojnë më gjatë, jetë më të shëndetshme dhe me më pak dhimbje”, shtoi ajo.

Darolutamidi vepron duke u lidhur me qelizat e tumorit, duke parandaluar që testosteroni të arrijë ato. Në vitin 2020, ilaçi u miratua për përdorim pasi tregoi sukses në trajtimin e kancerit të prostatës por studimi i ri tregoi se ka një shpresë edhe për rastet që konsideroheshin të rënda.
Burimi: Daily Mail/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë