Gazeta “Si”-Java që lam pas tregoi që shifrat e Covid-19 janë ulur ndjeshëm. Numri i infektimeve nuk ka kaluar mbi 200 dhe të dhënat nga spitalet tregojnë se edhe të shtruarit janë në ulje.
Të shtunën janë raportuar rreth 64 pacientë që marrin trajtim spitalor. Në reduktim kanë qenë edhe numrat e vdekjeve ku për herë të fundit u raportuan 2 pacientë që kanë ndërruar jetë.
Këto të dhëna tregojnë se prej ditësh tashmë pandemia e Covid-19 në vend ka marrë tjetër drejtim.
Me mbërritjen e Omicron në vendin tonë, pavarsisht shifrave në rritje, ekspertët e shëndetit publik u shprehën se ky variant duhet të trajtohej si gripi.
Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini, ka shpjeguar se në vend është ulur dhe kjo është e dukshme nga rastet. Sipas saj përgjatë këasj periudhe janë rritur rastet e fluronës(bashkimit të koronavirusit me gripin). Tomini shtoi se ka arritur në 20 numri i personave të prekur nga flourona ku grupmosha me e rrezikuar është mosha 45-65 vjeç.
Ndërkaq kjo gjendje ka ardhur si pasojë e qarkullimit të disa infeksioneve të sipërme dhe të poshtme respiratore , si Flourona, variantet e Covid-19, Omicron e Delta dhe gripi sezonal.
Ekspertët e Komitetit Teknik kanë vendosur aktualisht që të ndryshojnë vetëm masën e karantinës së detyruar nga 10 ditë në 5 ditë nëse një individ infektohet.

Por a duhen ndryshuar edhe masat e tjera në vendin tonë, edhe pse ato nuk respektohen?
Eksperti i politikave shëndetësore, Hysein Reka i ka shpjeguar Gazetasi.al se masat duhet të ndryshojnë në varësi të vaksinimit. Duke marrë shembull Hong Kongun, ku janë rritur rastet me Covid-19 menjëherë dhe pse kanë masa të rrepta, Reka shton se heqja e masave është e rrezikshme nese niveli i vaksinimit në vend është i ulët.
“Ka shumë parametra në pikëpyetje dhe vendimmarrësit duhet të analizojnë të dhënat dhe të kuptojnë implikacionet për çdo vendim”,shtoi Reka.
Niveli i vaksinimit në vendin tonë deri më tani është 56% për popullatën target(+18-vjeç) dhe 40% për popullatën e përgjithshme.
Sipas ekspertëve pavarësisht numrave të ulta të infektimeve, çdo masë varet nga niveli i vaksinimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje