Sociale

Ulet ndjeshëm numri i infektimeve, 111 raste të reja dhe 2 humbje jete nga COVID19   

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 24 orët e fundit janë kryer 1875 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 111 qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 64 pacientë, nga të cilët 9 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: dy qytetarë nga Tirana të moshave 80-89 vjeç.

Janë shëruar 372 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265,067 që nga fillimi i epidemisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë