Sociale

Ulen infektimet dhe vdekjet, MSH: 191 raste të reja dhe një humbje jete   

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 24 orët e fundit janë kryer 1743 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 191 qytetarë.

Janë 3396 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 68 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar.

 Në 24 orët e fundit ka pasur një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Tirana 70 vjeçe.

Janë shëruar 378 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 264,287 që nga fillimi i epidemisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë