Shendet

Një tregues në gjak ‘parashikon’ përgjigjen imune pas vaksinimit

Cila do të jetë përgjigja e antitrupave pas vaksinimit kundër Covid-19, por edhe kundër virusit të gripit apo ndonjë patogjeni tjetër? Është një pyetje që nuk ka ende përgjigje ekzakte!
Studiuesit thonë se çdo organizëm reagon ndryshe, por tani ndoshta ekziston një mënyrë e sigurt për të “parashikuar” sasinë e antitrupave falë një shënuesi specifik në gjak.
Konkretisht, bëhet fjalë për trombocitet. Sipas studiuesve trombocitet e gjakut do të ishin treguesit që do të na lejojnë të kuptojmë nëse vaksina do të japë shpejt një përgjigje imune ose nëse, siç ndodh ndonjëherë, ne nuk do të jemi mjaftueshëm të mbrojtur.
Kjo mbështetet nga një hulumtim në Universitetin “La Sapienza” në Romë i sapo publikuar në ” Journal of Thrombosis and Haemostasis “. Në praktikë, hulumtimi u krye mbi përgjigjet e antitrupave ndaj vaksinës anti-Covid të Pfizer me teknologjinë e ARN-së, e studiuar tashmë prej vitesh për të luftuar tumoret ose viruset e tjerë si ai tropikal i quajtur Zika.
“Identifikoni tiparet e ndërlidhjes imune të trombociteve që do të siguronin një lexim të hershëm të efikasitetit të vaksinës tek të rriturit që kanë marrë vaksinën e bazuar në mRNA për COVID-19 ,” shkruajnë ekspertët.


Në praktikë, është treguar se vaksinat e mRNA-së, nga njëra anë, nuk aktivizojnë trombocitet, duke mos rritur kështu rrezikun e trombozës dhe, nga ana tjetër, ato kanë identifikuar karakteristika specifike që na lejojnë të kuptojmë paraprakisht nëse vaksina do të prodhojë një përgjigje të shpejtë imune, një faktor me rëndësi thelbësor mbi të gjitha për të përballuar situatën aktuale, pra pandeminë Covid-19.

Jo vetëm kaq, por ky zbulim ka dobinë e dyfishtë për të bërë të qartë se sa kohë i duhet trupit tonë që të imunizohet mirë, nëse duhen dy javët klasike ose nëse procesi vonohet, për shembull.
Studimi filloi në fillim të fushatës së vaksinimit në Itali, në dhjetor 2020, me një kampion njerëzish të rinj dhe të shëndetshëm që morën dy dozat e para të vaksinës në Spitalin Universitar Umberto I, për të vëzhguar se si do të ishte reagimi i tyre i trombociteve dhe ai imunitar në tërësi.
“Pjesëmarrësit që arritën një nivel efektiv të antitrupave neutralizues përpara dozës së dytë të vaksinës, të quajtur “reagues të shpejtë”, kishin numërim më të lartë të qelizave të bardha të gjakut, një përgjigje të shpejtë ndaj citokinës që u rrit më tej pas dozës së dytë dhe qarkullimin e trombociteve, gjë që siguroi stabilitetin e numrit të trombociteve”, shkruan studiuesit.
Sipas tyre rezultatet e studimit jo vetëm që kanë zgjeruar njohuritë mbi sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave mRNA, por do të jenë shumë të dobishme për një planifikim më strategjik në të ardhmen për vaksinimet.

Burimi:Il Giornale/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë