Sociale

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Doza e tretë e vaksinës pas 5 muajsh nga e dyta, ulet në 5 ditë karantina

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se Komiteti Teknik i Ekspertëve se Komiteti ka rekomanduar që doza e tretë përforcuese e vaksinës të kryhet 5 muaj pas dozës së dytë dhe vendosi të reduktojë dhe kohën e izolimit për të prekurit nga Covid-19 në 5 ditë, ashtu siç Gazeta Si njoftoi ekskluzivisht një ditë më parë.
“Duke theksuar rëndësinë e vaksinimit me dozën përforcuese, rritjen e mbulesës vaksinale për popullatën si dhe duke vlerësuar në dinamikë incidencën e rasteve të reja ditore dhe situatën në spitale, ekspertët e Komitetit Teknik do të ri-vlerësojnë në vijim masat anticovid", shkruan Manastirliu.
Njëjtë si shumë vende të tjera në botë, edhe Shqipëria rekomandoi fillimisht dozën e tretë për personat me probleme të imunitetit dhe sëmundje bashkëshoqëruese.
Aplikimi i dozës së tretë nisi me personat mbi 70 vjeç dhe më pas u ul gradualisht deri në momentin që jemi tani, ku dozën e tretë mund ta marri çdo individ.
Ndërkaq deri më tani në vendin tonë janë kryer rreth 229,289 doza të treta, ndërsa imunizimi i popullatës target ka arritur deri në 56%.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë