Gazeta "SI"- Gjatë 24 orëve të fundit në vend, janë shënuar 279 infektime dhe 2 humbje jete nga Covid.
Nga 2.387 testime, pozitiviteti rezulton 11.6% me rreth 200 infektime më shumë se një ditë më parë.
Situata në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2387 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 279 qytetarë, në këto bashki:
86 në Tiranë, 25 në Sarandë, 16 në Fier, 14 në Lushnje, 12 në Gjirokastër, nga 10 qytetarë në Berat, Vlorë, 7 në Sarandë, nga 6 qytetarë në Durrës, Elbasan, nga 5 qytetarë në Mirditë, Gramsh, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Peqin, Kuçovë, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Kamëz, Vorë, Kavajë, Patos, Divjakë, Mallakastër, Memaliaj, Devoll, Dimal, Skrapar, nga 2 qytetarë në Cerrik, Poliçan, Libohovë, Delvinë, Himarë, Selenicë, Roskovec, Krujë, Kurbin, Has, Kukës, Malësi e Madhe, nga 1 qytetar në Tropojë, Lezhë, Rrogozhinë, Dropull, Përmet, Tepelenë, Korçë, Belsh.
Janë 3763 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 73 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Berati 64 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 75 vjeç.
Janë shëruar 483 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 263,518 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (21 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 279
Të shëruar në 24 orë 483
Të shtruar në spitale 73
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2387
Testime totale 1,732,633
Raste pozitive 270,734
Raste të shëruara 263,518
Raste Aktive 3763
Humbje jete 3,453
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1158
Fier 610
Elbasan 416
Vlorë 361
Berat 283
Lezhë 246
Kukës 161
Durrës 159
Gjirokastër 129
Shkodër 126
Korçë 94
Dibër 20
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.