Komiteti Teknik i Ekspertëve për menaxhimin e pandemisë së Covid-19 është mbledhur në orën 13.00 për të diskutuar situatën epidemiologjike në vend.
Kjo mbledhje vjen një muaj pas takimit të fundit kur Komiteti Teknik vendosi të lërë në fuqi masat kufizuese anti-covid në vendin tonë.
Por që prej asaj kohe, situata epidemiologjike në vend ka ndryshuar rrënjësisht ku nga raportimet ditore vërehet ulje e infektimeve.
Gjithashtu një muaj nga koha kur Komiteti analizoi situatën e pandemisë në vend, Omicron, si varianti dominues në popullatë, është përhapur pothuajse në masën 95 përqind. Ndryshe nga varianti Delta, varianti Omicron ka simptomat e një gripi stinor dhe burimet për Gazetën “Si” kanë pohuar se do të kërkojnë ulje të ditëve të karantinës nga 10 ditë në 5 ditë.
Gjithashtu, në axhendën e sotme të Komitetit të Ekspertëve teknikë është parashikuar të diskutohet dhe për ecurinë e vaksinimit dhe vlerësimin e masave anticovid.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.